Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqje, zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci

08.08.2023

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Televizioni Publik. RTK raporton se Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji. Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit […]

Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqje, zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci Foto: Ilustrim

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Televizioni Publik.

RTK raporton se Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.

Poashtu, thuhet se Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, njofton RTK.