Lojtarët më të mirë të Golden Eagle Yllit në lojën kundër Ponte Prizrenit

  • 12.01.2023
Lojtarët më të mirë të Golden Eagle Yllit në lojën kundër Ponte Prizrenit

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke regjistruar të 12-ten me radhë, pas katër humbjeve që kishte në fillim.

Kampionët mundën Ponte Prizrenin 80:76 (19:13, 16:21, 14:15, 31:27), ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja 11-të. Ndërkohë, prizrenasit numërojnë gjashtë fitore e 11 humbje.

Pas një fillimi të barabartë, vendasit krijuan epërsi 17:10, ndërsa çerekun e parë e fituan 19:13.


Mysafirët u rikthyen në lojë, për të afruar shifrat në 24:23, e më pas për të barazuar rezultatin në 25:25 dhe deri në fund të pjesës së parë u zhvillua ndeshje e barabartë, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 35:34.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 49:49.

Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku Ylli krijoi epërsi deri në nëntë pikë, 67:59, megjithatë prizrenasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan rezultatin në 76:74, por në momentet vendimtare therandasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 80:76.

Më i miri te vendasit ishte Chris Harris me 21 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Gëzim Morina me 16 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit u dalluan Adam Grant me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Dachon Burke me 23 pikë e pesë kërcime.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë