Kurtishaj: Nuk ka pasur ngritje të çmimit të biletave
Kurtishaj ka thënë se edhe përkundër rritjes së çmimeve të derivateve nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave. “Nuk ka pasur ngritje të çmimit të biletave për t’i ulur ato. Ngritjet kanë qenë individuale nga dy apo tri kompani, por ngritje nuk ka pasur nga ana e shoqatës”. Po ashtu, i pari i kësaj […]
Kurtishaj ka thënë se edhe përkundër rritjes së çmimeve të derivateve nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave.
“Nuk ka pasur ngritje të çmimit të biletave për t’i ulur ato. Ngritjet kanë qenë individuale nga dy apo tri kompani, por ngritje nuk ka pasur nga ana e shoqatës”.
Po ashtu, i pari i kësaj shoqate ka shtuar se operatorët e transportit rrugor po ballafaqohen me një varg problemesh.
Tutje, Kurtishaj ka thënë se këta operatorët janë edhe heronj të zhvillimit të vendit.
“Sektori i transportit rrugor të udhëtarëve, operatorët e licencuar që duke vepruar janë heronj të zhvillimit ekonomik të vendit, sepse nga paslufta nuk kemi rritje të biletave. Ka pasur një tendencë të harmonizimit, nuk dua të them rritje të çmimit të biletave në drejtimin për Ferizaj dhe Drenas.
Por kur kemi parasysh që bëhen 35 kilometra për vetëm 80 centë është një çmim jashtëzakonisht i lirë. Se nuk ka në asnjë vend të regjionit, Evropës dhe botës me çmim kaq të lirë”.
“Te çështja e transportit ndërurban nuk kemi rritje të çmimit të biletave dhe për këtë arsye transportuesit janë heronj, janë me automjete të vjetra, me probleme të shumta, pa mbështetje financiare, pa rregullativë të mirëfilltë të Ligjit dhe në këto kushte na ka pru pandemia”.