Kurti: Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

18.07.2022

Për këtë ka shkruar në Twitter kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kurti ka shkruar se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i […]

Për këtë ka shkruar në Twitter kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ai ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti ka shkruar se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Sot mbushen 4 vjet @EU_Commission konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.
Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së.

https://twitter.com/albinkurti/status/1548923133855272962