Kthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

04.01.2022

Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare. Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë. Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, […]

Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.

E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Për të dalë nga Kosova përmes këtyre dy pikave kufitare (Merdarë dhe Dheu i Bardhë), ata po presin deri në 40 minuta, ku kolona në dalje është deri në 70 metra.