Kryetarët e komunave kërkojnë i kërkojnë Qeverisë heqjen e orës policore
Sipas masave të reja anti-COVID, ora policore mbetet ende në fuqi, ku ndalohet qarkullimi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Disa masa anti-COVID duke përfshirë edhe orën policore nuk u mirërpritën nga disa qytetarë, lokalet e gastronomisë dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK). Ora policore është bërë shkak që Asociacioni i Komunave […]
Sipas masave të reja anti-COVID, ora policore mbetet ende në fuqi, ku ndalohet qarkullimi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Disa masa anti-COVID duke përfshirë edhe orën policore nuk u mirërpritën nga disa qytetarë, lokalet e gastronomisë dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Ora policore është bërë shkak që Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) së shpejti të mbajë takim dhe të kërkojë heqjen e kësaj mase.
Por, një takim i tillë ende nuk është bërë, për shkak se AKK-ja janë në pritje të përfundimit të procedurave të pranim-dorëzimit të detyrave të kryetarëve në komunat e vendit.
Kështu ka thënë kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ku ka shtuar se pas përfundimit të këtyre procedurave të lartcekura do të organizojnë takimin e parë konsultativ ku do të diskutohet për masat.
Ibrahimi ka thënë se kërkesa e tyre për heqjen e orës policore është legjitime, kjo pasiqë nuk ka kuptim duke marrë parasysh gjendjen aktuale epidemiologjike.
“Kërkesa jonë është legjitime, kemi kërkuar që ora policore të hiqet. Nuk ka kurrfar kuptimi më me këtë numër të të infektuarve, me këtë diciplinë të qytetarëve, sepse shkaku i diciplinës të qytetarëve e kemi këtë numër, që një masë e tillë që nuk është në asnjë shtet as në rajon e as në Evropë të qëndrojë në fuqi, sidomos tash me ardhjen e diasporës”, ka thënë Ibrahimi për lajmi.net.
Ai tha se janë të përqëndruar në tri çështje, tek çështja e vaksinimit që ekipet mobile të dalin në fshatra e terren, pastaj heqja e orës policore dhe heqja e detyrimit për bartjen e maskës kur jeni duke ecur vetëm në ambient të jashtëm.