KQZ mblidhet sot, rendi i ditës

para 31 dite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot.

KQZ mblidhet sot, rendi i ditës

Në njoftim thuhet se mbledhja do të nisë në ora 13:30.

Ky është rendi i ditës:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.51 dhe 52/2024
  3. Aktivitetet e SKQZ
  4. Aktivitetet e Zyrës

4.1.1. Rekomandim për ndalimin e transferimit të mjeteve financiare nga Fondi, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

  1. Raport i Këshillave të KQZ

5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve për emërimin e dy anëtarëve të KKZ në komunat Obiliq dhe Ranilluk për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;

LEXO EDHE:  Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese 

5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi zëvendësimit dhe emërimit të dy anëtarëve të KKZ në komunat Junik dhe Mitrovica e Veriut për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;

5.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i revokimit të emërimit të mandatit të dy anëtarëve të KKZ në komunat Suharekë dhe Kamenicë për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;

5.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i përfundimit të mandatit të një anëtari të KKZ në komunën e Obiliqit për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025.

  1. Të ndryshme