Kosova feston Ditën e Evropës

para 14 dite

Dita e sotme, 9 maj, shënon Ditën e Evropës, një festë zyrtare edhe në Kosovë, e cila kremtohet me aktivitete të ndryshme në mbarë vendin.

Kosova feston Ditën e Evropës

Kjo datë shënon përvjetorin e Deklaratës së 9 majit të vitit 1950, moment kyç që hodhi hapin e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Në këtë ditë historike, Ministri i Jashtëm i Francës i asaj kohe, Robert Schuman, lexoi para shtypit ndërkombëtar një deklaratë vizionare. Ai u bëri thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane të bashkonin prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut. Kjo bashkëpunim industrial do të shërbente si themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane, duke synuar të ndërtonte paqen dhe stabilitetin pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore.

Propozimi i Schumanit ishte që anëtarët themelues të komunitetit – Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu – të bashkonin prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut dhe të krijonin një treg të përbashkët, duke eliminuar taksat e importit dhe eksportit.

Ideja kishte një bazë të fortë ekonomike, por mbi të gjitha, ajo synonte të tejkalonte trashëgiminë e hidhur të konflikteve të së kaluarës. Vendet të cilave iu drejtua thirrja e Schumanit kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga lufta. Propozimi i tij ishte krijimi i një institucioni evropian mbikombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, një sektor kyç në atë kohë si bazë e fuqisë ushtarake.

Shumë vite më vonë, në Samitin e Milanos në vitin 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe të festohej zyrtarisht si Dita e Evropës, duke nderuar kështu vizionin e Robert Schumanit dhe fillimet e projektit evropian të bashkimit.

Etiketat

Ofertat e fundit