Kosova e para në Ballkan për “eksport” të rasteve me COVID-19 në Austri

16.04.2021

Vështrimi i situatës me COVID-19 nga Ministria e Brendshme e Austrisë tregon qartë se nga cilat vende po importohen rastet e COVID-19 aktualisht në Austri. Raporti i ri mbi situatën e COVID-19 nga Ministria e Brendshme e Austrisë, prej 129 faqesh tregon se si importi dhe rastet janë të lidhura me udhëtimet për në Austri, […]

Kosova e para në Ballkan për “eksport” të rasteve me COVID-19 në Austri Foto: Ilustrim

Vështrimi i situatës me COVID-19 nga Ministria e Brendshme e Austrisë tregon qartë se nga cilat vende po importohen rastet e COVID-19 aktualisht në Austri.

Raporti i ri mbi situatën e COVID-19 nga Ministria e Brendshme e Austrisë, prej 129 faqesh tregon se si importi dhe rastet janë të lidhura me udhëtimet për në Austri, shkruajnë mediat austriake.

Hungaria vazhdon të kryesojë listën me 80 raste të reja të importuara. Ajo ndiqet nga Bosnja me një total prej 52 rastesh me një rritje prej njëmbëdhjetë rastesh të reja, dhe Gjermania vjen në vendin e tretë me një rënie prej dhjetë rastesh me 50 raste.

Më shumë se një e treta e rasteve të udhëtimit nga Ballkani vijnë nga Kosova ku regjistroi rritjen më të madhe nga 18 në 39 raste, pothuajse të dyfishuar, transmeton SuharekaOnline.

Pati gjithashtu një rritje të fortë dhe pothuajse dyfishim për shkak të udhëtarëve nga Serbia me një rritje nga 15 në 33 raste. Dy raste të reja (+2) numërohen nga Franca, gjithashtu nga Greqia (0), pesë vijnë nga Italia (+1), 21 nga Kroacia (+8) dhe nëntë nga Maqedonia e Veriut (+2).

Polonia tregon një rënie prej njëmbëdhjetë rastesh me 29 raste akoma të larta, Rumania tregon një rënie prej katër me 32 raste aktualisht. 16 (-5) raste janë regjistruar nga Zvicra, 13 (-6) nga Sllovakia, 16 (0) nga Sllovenia, një (0) nga Spanja, 11 (+3) nga Republika Çeke, dhe gjithashtu nga Turqia (0) dhe një (0) nga SHBA.

“Rastet e lidhura me udhëtimet e huaja” u ndanë si më poshtë: 1.56 përqind e të gjitha rasteve të koronës, nga të cilat 37.63 përqind nga Ballkani Perëndimor, 32.97 përqind nga pjesa tjetër e BE, 5.38 përqind nga “Evropa e mbetur” dhe 10.39 përqind “pjesa tjetër e botës”. 13.62 për qind e rasteve janë me origjinë të panjohur.