LVV
PDK
LDK
AAK

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

para 19 dite

Një tjetër kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u nis drejt Mbretërinë së Bashkuar për të vazhduar misionin e trajnimit të ushtarëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Këtë lajm e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke theksuar performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve kosovarë.

Së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministri Maqedonci u takua me kontingjentin e nisur, duke u shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre. “Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mision është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë,” tha ministri Maqedonci.

Operacioni Interflex, një nismë shumëkombësh, ka si qëllim të përgatitë dhe të trajnojë ushtarët ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake më të fundit, duke i mundësuar atyre të mbrojnë vendin e tyre nga pushtimi rus.

“Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas,” theksoi ministri Maqedonci.

Etiketat

Ofertat e fundit