Konsullata e Kosovës në Stamboll ka një njoftim për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë

13.03.2021

Ministria e  Shëndetësisë në Turqi ka ndryshuar kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet, kurse rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021. Kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular 72 orëve para fluturimit […]

Konsullata e Kosovës në Stamboll ka një njoftim për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë Foto: Ilustrim

Ministria e  Shëndetësisë në Turqi ka ndryshuar kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet, kurse rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021.

Kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular 72 orëve para fluturimit për në këtë shtet.

“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: https://register.health.gov.tr/? , thuhet në njoftimin e Konsullatës të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.