Komunat duan heqjen e orës policore, kërkohet takim me ministrin Vitia

10.05.2021

Rreziku për përhapjen e virusit COVID-19 ka bërë që Qeveria e Kosovës të vendosë orë policore si dhe masa tjera kufizuese. Kështu duke bërë që lëvizja e lirë të bëhet deri në ora 22:30, pas kësaj kohe është ora policore e cila zgjat deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërsa komunat po kërkojnë që Qeveria […]

Komunat duan heqjen e orës policore, kërkohet takim me ministrin Vitia Foto: Ilustrim

Rreziku për përhapjen e virusit COVID-19 ka bërë që Qeveria e Kosovës të vendosë orë policore si dhe masa tjera kufizuese.

Kështu duke bërë që lëvizja e lirë të bëhet deri në ora 22:30, pas kësaj kohe është ora policore e cila zgjat deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Ndërsa komunat po kërkojnë që Qeveria të bëjë heqjen e orës policore.

Të paktën kështu thotë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ku edhe theksoi se ka ardhura koha për një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ibrahimi konsideron se me uljen e lakores së rasteve me Covid-19, masat duhet të zbuten siç është heqja e orës policore.

Më tej Ibrahimi për EkkonomiaOnline ka thënë se në takimin e fundit me ministrinë e Shëndetësisë, kryetarët veçse e kanë argumentuar se ora policore nuk ka dhënë ndonjë efekt.

Gjithashtu ai ka shprehur gatishmëri për takim të kryetarëve të komunave dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të biseduar për ndryshimin e masave anti-Covid.

Po ashtu Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave të Kosovës kërkojnë që prioritet pos shëndetit publik të jetë edhe ai ekonomik.

“Është duke u vërejtur që kemi numër në rënie e sipërme, koha është duke u rregulluar, shtetet në rajon por edhe në Evropë janë duke i liberalizuar masat. E kemi një diasporë e cila ndikon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit në veçanti zhvillimin ekonomik lokal dhe kryetarët e komunave gjithnjë kanë kërkuar që përveç që prioritet të jetë shëndeti publik, t’i jepet edhe një prioritet shëndetit ekonomik dhe të gjendet një balancë mes shëndetit publik dhe atij ekonomik. Mendojmë dhe besojmë që ka ardhur koha që të ulemi dhe të diskutojmë masat aktuale me ministrin Arben Vitia”, ka shtuar ai.