Mërgimtarët drejt shteteve ku jetojnë, krijohen kolona të gjata në Merdare, pritjet deri në katër orë e gjysmë
05.08.2021
Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë, e tash kanë vendosur të kthehen në vendet e tyre, duhet të presin mbi katër orë në vendkalimin kufitar Merdare, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 2 mijë metra. Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare […]
Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë, e tash kanë vendosur të kthehen në vendet e tyre, duhet të presin mbi katër orë në vendkalimin kufitar Merdare, pasi që në këtë pikë kolonat arrijnë deri në 2 mijë metra.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare janë deri në 4 orë e 30 minuta.
Edhe në pikën tjetër kufitare në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë 90-120 minuta. Në Jarinje dhe Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 50-60 minuta.
Më pak pritje ka në pikat kufitare Vërmicë dhe Muçibabë.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
Vërmicë | 05-10 | 05-10 | 00 | 50 |
Hani i Elezit | 05 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 10-15 | 50-60 | 100 | 1500 |
Mutivodë | 03-05 | 90-120 | 00 | 250-300 |
Muçibabë | 10 | 20 | 90 | 60 |
Dheu i Bardhë | 30 | 60 | 30 | 300 |
Merdarë | 60 | 240-260 | 00 | 2000 |