Kolona të gjata në Merdare, deri në 4 orë mërgimtarët po presin për të dal nga Kosova

26.08.2021

Në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdare edhe në mëngjesin e sotëm ka vazhduar pritjet e gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë. Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 08:28) bashkatdhetarët tanë po presin katër orë për të hyrë në Serbi nëpër pikë-kalimin kufitar në Merdar, kurse kolona […]

Kolona të gjata në Merdare, deri në 4 orë mërgimtarët po presin për të dal nga Kosova

Në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdare edhe në mëngjesin e sotëm ka vazhduar pritjet e gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 08:28) bashkatdhetarët tanë po presin katër orë për të hyrë në Serbi nëpër pikë-kalimin kufitar në Merdar, kurse kolona e automjeteve ka shkuar deri në 1 kilometër.

Pritje ka edhe në pik-kalimin kufitar në Jarinje, Vërmicë dhe tek Dheu i Bardhë.

Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se 3-5 apo 5-15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 10 – 15 180-240
Jarinje 03-05 20-25
Mutivodë 03 – 05 03-05
Bernjak 05- 10 05-10
Dheu i Bardhë 03-05 03-05
Vërmicë 03-05 03-05

Etiketat