Kështu mund të përfitojnë bizneset nga masat për “ringjalljen ekonomike”

10.08.2021

Së bashku me përfaqësuesit e odave ekonomike, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur një tryezë diskutimi, ku u diskutua për aplikimin dhe implementimin e masave të reja për ringjalljen ekonomike. Murtezaj i shpejgoi tri masat e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, e prekin direkt edhe ATK-në, duke thënë se […]

Kështu mund të përfitojnë bizneset nga masat për “ringjalljen ekonomike” Foto: SuharekaOnline

Së bashku me përfaqësuesit e odave ekonomike, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur një tryezë diskutimi, ku u diskutua për aplikimin dhe implementimin e masave të reja për ringjalljen ekonomike.

Murtezaj i shpejgoi tri masat e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, e prekin direkt edhe ATK-në, duke thënë se është e nevojshme për bizneset dhe punonjësit të informohen për të njëjtat.

Po ashtu ai ka shtuar se ATK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementimin e masës për mbështetje të punësimit, nxitje të punësimit të ri si dhe mbështetjen e grave në punësim.

Sipas drejtorit të ATK-së, deri më tani janë identifikuar të gjithë ata që mund të përfitojnë nga këto masa.

Murtezaj: Për masën 1 është autorizuar ATK në implementimin e saj

“Në kuadër të këtyre 5 masave, për masën 1 është autorizuar ATK me qëllim të implementimit të kësaj mase. Aty parashihet mbështetja e punësimit, ku vlera totale e mjeteve që parashihen të mbështetet kjo kategori e të punësuarve është 50 milionë euro.

Masa 1 është e ndarë në tri nën masa, që ka për qëllim të mbështes të gjithë personat ose punonjësit që gjatë periudhës së pandemisë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe nga data 1 korrik e këndej janë ri punësuar. Mbështetja nga ana e qeverisë do të jetë deri në 50 përqind të pagës, me maksimumin e mbështetjes deri në 170 euro bruto”, tha ai.

Megjithatë, bëri të ditur se afati i fundit për zbatimin e këtyre masave është qershori i vitit 2022.

Ndërkohë, i nxiti përfaqësuesit e bizneseve që të aplikojnë për këto masa, pasi siç tha aplikimi është shumë i thjeshtë.

Murtezaj: Përmes juve të përcjellët mesazhi për aplikim

“Përmes juve të përcjellët mesazhi tek të gjithë anëtarët e juaj të odave ekonomike te përfaqësues e kontabilitetit. Bizneset të jenë sa më shumë të informuar rreth këtyre masave dhe njëkohësisht edhe t’i nxisim t’i aplikojnë”, shtoi Murtezaj.

Diskutimin e tillë e mirëpriten edhe nga përfaqësuesit e odave ekonomike. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se ekzekutivit duhet të ketë vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve.

Megjithatë, kritikoi për subvencionimin e punëtorëve joformal në kontributet pensionale.

Zeka: Është mirë që kemi vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve

“Është mirë që kemi vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve duke e ditur që pandemia dhe masat kufizuese dhe kufizimi i aktivitetet po vazhdon. Megjithatë, Oda Ekonomike Amerikane ka rezerva për masat që subvencionojnë ata që kanë qenë joformal deri më tani. Por meqenëse fokusi është tek punonjësit nuk është faji i tyre pse ata nuk kanë qenë të formalizuar. Për këtë pranohet kjo pagesa e kontributeve pensionale për një periudhë të caktuar”, shtoi Zeka.

Javë më parë, Qeveria Kurti ka miratuar një pako, siç po e quajnë të ringjalljes ekonomike me rreth 400 milionë euro për ndihmë ndaj bizneseve, si pasojë e Covid 19.