Këshilli i Prindërve paralajmëron bojkotim të orëve të humbura nga greva në arsim

03.09.2022

Tash e disa ditë ka filluar greva në sektorin publik, po ashtu edhe në arsim, ku viti shkollor ishte në plan të fillojë nga 1 shtatori, por se situata me greva nuk e mundësoi një gjë të tillë. Sipas praktikave të kaluara, tashmë e dijmë se ditët e humbura si shkak i grevave janë zëvendësuar […]

Tash e disa ditë ka filluar greva në sektorin publik, po ashtu edhe në arsim, ku viti shkollor ishte në plan të fillojë nga 1 shtatori, por se situata me greva nuk e mundësoi një gjë të tillë.

Sipas praktikave të kaluara, tashmë e dijmë se ditët e humbura si shkak i grevave janë zëvendësuar me ditë të tjera jashtë kalendarit të vitit shkollor, por kësaj here Këshilli i Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar se do të bojkotojnë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva që po mbahet në arsim.

Përmes një komunikate për media, nga Këshilli kanë thënë se do të mobilizohen dhe do t’u bëjnë thirrje të gjithë prindërve që të mos i lejojnë fëmijët e tyre që t’i zëvendësojnë orët që kanë humbur.

“Duke shprehur indinjatën tonë të thellë për mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve, ia bëjmë të ditur të gjitha institucioneve se Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva”, thuhet në reagim.

Po ashtu, të njëjtit kanë shtuar se nuk duan të pranojnë dhe të dëmtohen nga greva që t’ju përshtaten orarëve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit.

Komunikata e plotë e Këshillit të Prindërve:

REAGIM NJOFTUES!

Duke shprehur indinjatën tonë të thellë për mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve, ia bëjmë të ditur të gjitha institucioneve se Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva.

Nuk duam të pranojmë edhe të dëmtohemi nga greva edhe t’ju përshtatemi orareve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit.