Kalon amendamenti i propozuar nga LDK-ja për mjetet financiare të pashpenzuara të komunave

  • 15.12.2022
Kalon amendamenti i propozuar nga LDK-ja për mjetet financiare të pashpenzuara të komunave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro-amendamentit që parasheh heqjen e nenit me të cilin mjetet vetanake të pashpenzuara të komunave të kalonin në llogarinë e shtetit.

Me Projektbuxhetin i vitit 2023, të propozuar nga Qeveria, parashihej që mjetet vetanake të kalonin në arkën e shtetit por me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e pozitës, kjo është korrigjuar sot gjatë shqyrtimit në lexim të dytë. Pro këtij ndryshimi ishin 94 deputetë.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në seancën ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2023, ka thënë se ata si grup parlamentar propozojnë të hiqet fjalia e nenit 9 që të gjitha mjetet e pashpenzuara vetanake para vitit 2022, dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë Fondit Kosovar.


“Të hyrat vetanake janë të hyra që mbledhin nga komunat dhe në bazë të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, i cili derivon drejtpërdrejt nga Karta Evropiane e vetëqeverisjes lokale e cila është e transfozuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dalin obligime për autonominë lokale, sidomos në aspektin buxhetor, prandaj vlerësojmë se nëse nuk kalon ky amendament do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ne si grup parlamentar do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese“, tha ai.

Lidhur me këtë ka dhënë sqarim ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Bëhet fjalë për një fjali në një paragraf i cili as nuk është në kundërshtim me Kushtetutën sepse neni i Kushtetutës thotë se komunat kanë të drejt të mbledhin, të shpenzojnë të hyra vetanake, dhe të pranojnë buxhet nga Qeveria, asnjëherë kjo e drejt nuk cenohet nga kjo fjali, pra komunat kanë të drejt të mbledhin dhe t’i shpenzojnë ato por ajo bëhet në kuadër të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit, i cili thotë se të hyrat vetanake të mbledhura barten në vitin vijues, ra nga viti aktual bartën në vitin vijues”, tha Murati.

Sipas tij, janë 100 milionë euro të pashpenzuara të komunave të cilat bartën nga viti në vit dhe ky është keqmenaxhim i parasë publike që e kanë bërë komunat dhe duhet të vijë një moment që ky problem të rregullohet.

Sërish ka reaguar deputeti Gashi duke thënë se qeveria po vepron me logjiken institucionale dhe primitive.

“Është Gjykata ajo që e vendos, ne i kemi pretendimet vlerësojmë që cenon në mënyrë të drejtpërdrejt ligjin për vetëqeverisje lokale, ligjin për financat lokale, kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe mbanë mend kartën evropiane të vetëqeverisjes lokale se do ta keni në raportet ndërkombëtare për Kosovën dhe për pasojë Kushtetutën e Kosovës sepse ajo është e përfshirë në Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Në mbështetje të Qeverisë ka dal edhe deputeti i VV-së, Armend Muja duke thënë se nuk beson që duhet t’i bartin mjetet vit pas viti por duhet t’i japin kohë komunave që të përshtaten me provizionet e reja.

“Nuk beson në asnjë interpretim që duhet t’i bartin mjetet vit pas viti por besoj që mbi banzen e rekomandimeve të auditorit, duhet t’i japin kohë komunave që të përshtaten me provizionet e reja”, tha ai./telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë