Kaçanik, babë e bir arrestohen pasi kanosën policin në stacion
para 35 dite
Një rast i kanosjes së personit zyrtar është shënuar në Kaçanik, ku babë e bir janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kanosur një zyrtar policor brenda ambienteve të stacionit.
Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 00:05.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është kategorizuar si “KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR”. “Janë arrestuar dy të dyshuarit m/k (babë e birë), pasi që në stacionin policor kanë kanosur viktimën m/k zyrtar policor,” thuhet në njoftim.
Pas intervistimit të tyre, dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Kjo do të thotë se ndaj tyre do të vazhdojnë procedurat ligjore, por nuk do të mbahen në paraburgim.