Infektologu kosovar: Po përballemi me valën e katërt të pandemisë, më intensivja për numrin e rasteve

19.08.2021

Ditëve të fundit në vendin tonë ka rritje enorme të rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm dje janë konfirmuar 2,110 raste të infektimeve me këtë virus si dhe janë regjistuar katër raste të vdekjes. Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 98 për qind e rasteve të infektimeve janë […]

Infektologu kosovar: Po përballemi me valën e katërt të pandemisë, më intensivja për numrin e rasteve Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në vendin tonë ka rritje enorme të rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm dje janë konfirmuar 2,110 raste të infektimeve me këtë virus si dhe janë regjistuar katër raste të vdekjes.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 98 për qind e rasteve të infektimeve janë me variantin Delta të COVID-19.

Si shkak i rritjes së rasteve, autoritetet shëndetësore janë detyruar të marrin disa masa kundër përhapjes së këtij virusi.

Se jemi duke u përballur me valën e katërt të pandemisë, këtë po e thotë infektologu kosovar, Ilir Tolaj.

Infektologu Tolaj për Klankosova.tv ka thënë se vala e katërt e pandemisë me COVID-19 po tregohet shumë më inensive për sa i përket numri të rasteve të infektimeve në baza ditore.

Ai ka thënë se përqindja e hospitalizimeve me variantin Delta janë më të ulëta, pasi që sipas tij kryesisht po sëmuren të rinjtë.

Po ashtu sipas këtij infektologu, shumica e të rinjve rastet e infektimit me këtë variant po e kalojnë pa simptoma ose duke u mjekur në kushte shtëpiake.

Gjithashtu, infektologu Ilir Tolaj ka thënë se vaksinimi vetëm me dozën e parë mbron vetëm një për qindje më të vogël sesa imunteti i krijuar nga të vaksinuarit me dy dozat.