Incidenti në Kuvend: Ardian Kastrati tregon pse e shtyu Salih Zybën

07.05.2021

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tensione, ku u krijuan përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e deputetëve që krijuan tollovi ishte i përfshirë edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati. Përgjatë përplasjes, Kastrati e ka shtyrë deputetin nga radhët e VV-së, Salih Zybën. […]

Incidenti në Kuvend: Ardian Kastrati tregon pse e shtyu Salih Zybën Foto: Ilustrim

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tensione, ku u krijuan përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e deputetëve që krijuan tollovi ishte i përfshirë edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati.

Përgjatë përplasjes, Kastrati e ka shtyrë deputetin nga radhët e VV-së, Salih Zybën.

Ai ka thënë se deputetin Zyba e shtyu pasi që i erdhi nga prapa dhe e kapi në dorë.

Ai po ashtu tha se janë ofenduar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, fjalë të cilat thotë se nuk mund t’i thotë.

“Shiko këtu ne dojmë me lëshu sallën, ne bllokohemi prej tyne, kjo është non sense. E shtyva se ky më erdhi pas shpine, as që kom pas kontakt me to, vjen pas shpinës e ma kap dorën. Kta jon mësu qashtu për mbrapa se përpara nuk dalin”, tha Kastrati në Kanal10.