I arrestuari në Bosnje ishte vet i arratisur, vite më parë i’u sekuestruan mbi një ton marihuanë

18.07.2024

ZR është arrestuar në vitin 2019 në një aksion të madh të policisë dhe Prokurorisë Publike për krim të organizuar, si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit i është sekuestruar më shumë se një ton marijuanë.  Ai u dënua në Gjykatën Speciale në Beograd me tetë vjet burg, por u arratis pasi gjykata e […]

ZR është arrestuar në vitin 2019 në një aksion të madh të policisë dhe Prokurorisë Publike për krim të organizuar, si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit i është sekuestruar më shumë se një ton marijuanë. 

Ai u dënua në Gjykatën Speciale në Beograd me tetë vjet burg, por u arratis pasi gjykata e la të mbrohet me kusht dhe për të nuk dihej me vite të tëra.

– Dyshohet se të dy bashkërisht e kanë rregulluar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe po kërkohet me dyshimin se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav I në Loznicë – shton bashkëbiseduesi.

Kujtojmë se sot është arrestuar edhe taksisti i cili siç dyshohet e ka çuar Hajrizin nga Presheva në Loznicë. Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka konfirmuar se ka kërkuar që ta çojnë te Marko Markoviq, për të cilin tha se ishte pronar i një hoteli në Bjelijina.

Në fakt bëhet fjalë për të arrestuarin ZM, të cilit i janë gjetur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviqit – sqaron burimi dhe shton:

– Faton Hajrizi tashmë nëntë herë është arratisur nga burgu, herën e fundit së fundmi dhe vuante dënimin me 27 vjet për vrasje. Vrasja e parë u krye në vitin 2000 kur ai ishte vetëm 15 vjeç.