Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit

27.06.2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se do të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit të Kosovës nëse nuk siguron së paku 61 vota në një proces votimi të fshehtë, ashtu siç parashihet me Kushtetutën.

Haxhiu: Nëse nuk i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit Foto: Ilustrim

Këtë deklaratë Haxhiu e bëri në një konferencë për media të mbajtur pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se votimi i fshehtë është jo vetëm i mundur, por edhe i përkrahur nga vendimi i Gjykatës.

“Prandaj me rastin e votimit të fshehtë, kur votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ashtu siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtetuese, nëse unë si kandidate e propozuar nga LVV-ja nuk i marr së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit,” theksoi Haxhiu.

Ajo u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votim sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore.

“Nuk jemi ngutur të japim deklarime publike lidhur me aktgjykimin, për dallim nga deklarata të tjera politike që nuk janë të bazuara në të,” tha Haxhiu.

Deputetja e VV-së theksoi gjithashtu se pozita e kryetares së Kuvendit kërkon pjekuri, përmbajtje dhe gatishmëri për të shërbyer të gjithë deputetëve pa dallim.

Duke u ndalur në përvojën e saj politike, ajo përkujtoi se ka qenë deputete opozitare për një dekadë dhe ministre e Drejtësisë për pesë vite, por theksoi se posti i kryetares së Kuvendit është një funksion mbi-partiak që kërkon maturi dhe durim.

Ajo citoi pikën 128 të aktgjykimit të 26 gushtit 2014 të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkon që të gjithë deputetët të votojnë – për, kundër ose abstenim – në seancën për konstituimin e Kuvendit.

Deklarata e Haxhiut vjen në një moment të ndjeshëm për zhvillimet politike në vend, ku konstituimi i institucioneve mbetet sfidë për shkak të mungesës së konsensusit ndërpartiak.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More