Haxhiu mohon kandidaturën për presidente, flet për formimin e institucioneve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, kryetari ose kryetarja e re e Kuvendit do ta ketë të drejtën kushtetuese për ta mandatuar kandidatin për kryeministër.
Ajo theksoi se prioritet mbetet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, duke hedhur poshtë dilemat që janë ngritur së fundi lidhur me renditjen e hapave institucionalë.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, Haxhiu bëri të ditur se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të zhvillohen takime me partitë politike për të arritur konsensusin e nevojshëm për votimin e presidentit në Kuvend.
E pyetur nëse mund të jetë kandidate për presidente, Haxhiu e mohoi kategorikisht një mundësi të tillë, duke deklaruar shkurt: “Jo, nuk do të jem kandidate për presidente”.
Aktualisht, procesi i certifikimit të rezultateve zgjedhore mbetet në pritje të vendimeve të Gjykata Supreme e Kosovës lidhur me ankesat e paraqitura për rinumërimin e votave.
