Gjermania i dhuron Kosovës teste rapide për COVID-19 në vlerë 600 mijë euro

19.05.2021

Gjermania dorëzoi sot një donacion të seteve të testimit për COVID-19 për të fuqizuar më tej përgjigjen ndaj pandemisë në Kosovë. Dërgesa e 150.000 testeve rapide për COVID-19 ka një vlerë mbi 600.000 euro. Ky donacion do t’i shërbejë sistemit shëndetësor në Kosovë për të luftuar përhapjen e COVID-19. Me këtë rast, ambasadori gjerman në […]

Gjermania i dhuron Kosovës teste rapide për COVID-19 në vlerë 600 mijë euro Foto: Ilustrim

Gjermania dorëzoi sot një donacion të seteve të testimit për COVID-19 për të fuqizuar më tej përgjigjen ndaj pandemisë në Kosovë. Dërgesa e 150.000 testeve rapide për COVID-19 ka një vlerë mbi 600.000 euro.

Ky donacion do t’i shërbejë sistemit shëndetësor në Kosovë për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Me këtë rast, ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde deklaroi se po vazhdojnë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti gjerman mbetet element i kyç në këtë përpjekje.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia me këtë rast tha është nder të pranojmë furnizimin prej 150.000 seteve për testim COVID-19 nga partneri ynë i vazhdueshëm Qeveria gjermane që na ndihmon të përmirësojmë reagimin ndaj pandemisë në Kosovë.

Deri më tani Gjermania ka ndihmuar Kosovën me donacione të shumta të pajisjeve mjekësore, mbrojtëse dhe higjienike në vlerë prej 4.72 milionë eurove, një mision të gjerë ekspertësh nga Instituti Robert-Koch, një kontribut të rëndësishëm në vlerë mbi 5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, e gjithashtu edhe me donacione për grupet më të cenueshme të shoqërisë.