FSK përgatit ushtarakët për Xhenier Luftarak
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe taktike të pjesëmarrësve, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin e Avancuar për Xhenier Luftarak.
Foto: Ilustrim
Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi dhe ngritja e nivelit të njohurive për kryerjen e operacioneve xheniere me mision: Lëvizshmëri, Kundër lëvizshmëri dhe Mbijetesë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u përgatitën në mënyrë intensive për aspekte kyçe të veprimit xhenierik. Programi trajnimor përfshiu tema si fortifikimet fushore dhe fortifikimet në zona urbane — elemente thelbësore për sigurimin e pozicioneve dhe mbrojtjen në terrene të ndryshme.
Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte ndërtimi i pengesave dhe qarja e pengesave, aftësi që rrisin kapacitetin për të kontrolluar qarkullimin dhe për të krijuar barriera taktike në terren. Gjithashtu, trajnimet përfshinë procedurat për kalimin nëpër zonat e minuara dhe teknikat për kalimin e ujërave — tematika që sigurojnë që njësitë të veprojnë në mënyrë të sigurt e efektive në mjedise të rrezikshme.
Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të FSK-së për të fuqizuar njohuritë dhe aftësitë operative të trupave, duke i përgatitur ata për të përballuar sfidat taktike dhe misionet xheniere në kushte të ndryshme operacionale.