Kurti: Gjendja me pandeminë është e rënduar, shifra të tilla të larta nuk ka pasur që nga gushti i vitit të kaluar

26.01.2022

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se si shkak i kësaj po rritet edhe numri i të hospitalizuarve në spitale. Ai shtoi se vaksinimi kundër COVID-19 si dhe zbatimi i masave anti-COVID të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë shpëtimi i vetëm nga ky virus. Në fund, kryeministri i Kosovës, […]

Kurti: Gjendja me pandeminë është e rënduar, shifra të tilla të larta nuk ka pasur që nga gushti i vitit të kaluar Foto: Ilustrim

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se si shkak i kësaj po rritet edhe numri i të hospitalizuarve në spitale.

Ai shtoi se vaksinimi kundër COVID-19 si dhe zbatimi i masave anti-COVID të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë shpëtimi i vetëm nga ky virus.

Në fund, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

“Jemi duke u përballur me një valë të re të coronavirusit me variantin Omicron që është ngjitës dhe shpërndahet shumë shpejt. Në 24 orët e fundit kemi 2707 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv, numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht i vitit të kaluar, madje janë tejkaluar shifrat e gushtit. 

Gjendja është e rënduar edhe tani, kjo rritje e shpejt e rasteve rrit numrin e spitalizimeve dhe ngarkesën mbi sistemin shëndetësor dhe mund të rezultojë edhe me më shumë vdekje”, u shpreh Kurti.

Po ashtu, ai theksoi se të gjithë e dimë se si është gjendja dhe kushtet në spitalet tona.

“Të gjithë e dimë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Në betejat tona tash e dy vite me këtë virus, humbën jetën 3002 qytetarë të këtij vendi.

U shpreh ngushëllime të përzemërta familjeve e miqve tanë që nuk arritën të përballohen me sukses me virusin COVID-19. Përballë kësaj gjendje qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duket të kujdesimi që ta izolojmë këtë virus në mënyrë që të mos izolohemi nge nga virusi”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në vendin tonë janë dy lloje të vaksinës anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca.