Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

06.03.2024

Dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së, nis me orën mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë së UÇK-se:

Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së Foto: Ilustrim

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse nga ora 17:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.