Busti i Adem Jasharit vendoset më 17 shkurt në Mitrovicë

14.02.2024

Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të bëhet inaugurimi i bustit të komandantit legjendar “Adem Jashari”.

Busti i Adem Jasharit vendoset më 17 shkurt në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Megjithatë ende nuk dihet se në cilin vend vendoset busti dhe ora e mbajtjes së inaugurimit.

Skulptori Sabri Behramaj ka skalitë figurën e komandantit legjendar “Adem Jashari”.

Ai ka njoftuar se inaugurimi do të bëhet me datë 17 shkurt në qytetin e Mitrovicës.