Bujqit kërkojnë sigurime dhe funksionalizim të sistemit kundër breshërit

27.07.2021

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit bujqit nga Kosova, po përballen me dëme të mëdha, kjo si pasojë e reshjeve të breshrit dhe vërshimeve nga shiu. Bujqit po shpresojnë në kompensimin e dëmeve të shkaktuara, po ashtu pritje të tilla kanë edhe Federata e Bujqve të Kosovës. Nga kjo federatë e bujqve kanë thënë […]

Bujqit kërkojnë sigurime dhe funksionalizim të sistemit kundër breshërit Foto: Ilustrim

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit bujqit nga Kosova, po përballen me dëme të mëdha, kjo si pasojë e reshjeve të breshrit dhe vërshimeve nga shiu.

Bujqit po shpresojnë në kompensimin e dëmeve të shkaktuara, po ashtu pritje të tilla kanë edhe Federata e Bujqve të Kosovës.

Nga kjo federatë e bujqve kanë thënë se për parandalimin e dëmeve duhet të funksionalizohet sistemi kundër breshrit dhe se të bëhet pastrimi i shtretërve të lumenjve.

Reshjet e shiu dhe breshrit që goditën disa ditë më parë goditi disa rajone të Kosovës, ku ia dëmtoi sipërfaqët e mbjella, ku si pasojë e këtyre dëmet janë të mëdha.

Kompensimin e dëmeve për bujqit e kërkon edhe kryetari i Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri.

Kryetari Tahiri derisa është ankuar për punën e qeverive të deritanishme, ka dhënë disa ide për mbrojtjen e të mbjellave nga breshëri dhe vërshimet.

Kemi paraparë me i ripërtëri sistemet raketore për mbrojtje nga breshëri. Ato kanë qenë më herët. Në vitet e 70-ta dhe 80-ta kanë funksionuar mirë dhe kanë rezultuar të suksesshme në Kosovë.

Kurse te vërshimet, në 10 vitet e fundit kemi degradim të hatashëm të koritave të lumenjve, të cilat duan mbikëqyrje. Qeveritë e pasluftës, deri tash, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim”, tha ai.

Sindikalisti Tahiri, tutje pohon se për zhvillimin e bujqësisë është mese i nevojshëm edhe fillimi i sigurimeve për të gjitha kulturat bujqësore.E, përderisa të gjendet një zgjidhje afatgjate, zgjidhja e vetme për t’i dalë në ndihmë bujqve të dëmtuar nga reshjet e shiut dhe breshrit, apo edhe fatkeqësitë të tjera natyrore, është kompensimi i dëmeve.

Ndërkohë, në mbledhjen e datës 14 korrik, Qeveria ka ndarë 1.3 milion euro për mbulimin e 30 për qind të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në nivel vendi, në periudhën kohore korrik-dhjetor 2020./RTK/