Lansohet programi për subvencionimin e bujqve

  • 07.01.2023
Lansohet programi për subvencionimin e bujqve

Qeveria e Kosovës ka lansuar programin për pagesa direkte për bujqit në vitin 2023.

Kryeministri Albin Kurti tha se buxheti për bujqësi gjatë këtij viti pritet të kalojë vlerën e 100 milionë eurove, i cili sipas tij do të kontribuojë në forcimin ekonomik të bujqve të Kosovës.

Në konferencë për medie të premten, Kurti përmendi disa prej sukseseve që i kanë arritur në këtë fushë vitin e kaluar, mirëpo tha se garën me vetën për mbështetjen e bujqve po e fillojnë.


“Startin për këtë vit e kemi shumë të mirë. Buxhetin për bujqësi për vitin 2023 për herë të parë do të arrijë shifrën 87 milionë euro. Bashkë me mbështetjen në fondet e jashtme pritet të kalojë vlerën prej 100 milionë euro”.

“Garën me vetën në fushën e bujqësisë po e fillojmë sot, vetëm në ditën e gjashtë të vitit si asnjëherë më parë së bashku me ministrin Faton Peci, po shpalosim para jush programin për pagesa direkte 2023. Ky program në krahasim me vitin 2022 mes tjerash ka disa risi të cilët ne jemi të bindur se do të kontribuojnë në sektorin e bujqësisë dhe forcimin ekonomik të bujqve tanë”, tha ai.

Bashkë me Kurtin ishte edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili tha se lansimi i këtij programi është i mundur pasi vitin e kaluar në afat rekord kanë mbështetur bujqit në Kosovë.

“Ky program është i mundur pasi vitin që lamë pas në afat rekord mbështetëm vetëm në kategorinë e subvencioneve 28 mijë e 222 fermerë në vlerë 61 milionë euro pa asnjë obligim financiar si asnjëherë më parë. Si rezultat i përkrahjes së madhe është shënuar rritje në eksportet bujqësore në shkallë 44 për qind”, theksoi Peci./kp/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë