Britania e Madhe ndan 2 milionë euro për Kosovën

05.10.2020

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet. Abbott ka thënë se ky projekt do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. “Sot, me kënaqësi ju […]

Britania e Madhe ndan 2 milionë euro për Kosovën

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.

Abbott ka thënë se ky projekt do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Sot, me kënaqësi ju njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.
Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim”, ka shkruar Abbott në një postim në Facebook.

LEXO EDHE:  2,400 vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit në Kosovë, deri në 239,000 në BE

Më tej, ambasadori britanik ka thënë se “Përmes këtij projekti, Mbretëria e Bashkuar synon që të sigurohemi që të gjitha komunitetet kanë qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, përkundër COVID-it, dhe se askush mos të mbetet mbrapa”.

Etiketat