Avokati i Popullit pret që aktgjykimi i Themelores për rrymën në veri të zbatohet brenda 15 ditësh
Mbi 40 milionë euro mund tu kthehen konsumatorëve që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike nga banorët e katër komunave me shumicë serbë ne veri të vendit. Ky është vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Paditës në këtë rast është Avokati i Popullit. Për njohës të çështjeve të […]
Mbi 40 milionë euro mund tu kthehen konsumatorëve që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike nga banorët e katër komunave me shumicë serbë ne veri të vendit. Ky është vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Paditës në këtë rast është Avokati i Popullit.
Për njohës të çështjeve të energjisë, Gjykata është e qartë në aktgjykim dhe qytetarët duhet të kompensohen për dëmin që u është shkaktuar.
Nga zyra për informim e KEDS’it thonë se nuk i takon kësaj korporate dhe se kjo çështje i takon ZRRE’së.
Me vendim të ZRRE’së qytetarëve të pjesës tjetër të vendit u faturohej shpenzimi i energjisë së atyre në veri./RTK