AUV-i: Në Kosovë nuk ka grip të shpezëve, vazhdon ndalimi i importit nga Shqipëria

26.03.2022

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi. Thaçi ka thënë se janë në kontakte me autoritetet shqiptare për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes. “Bazuar në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Epizooti është lajmëruar prezenca e sëmundjes gripi i shpezëve, tipi H5N8 në Shqipëri – zona […]

AUV-i: Në Kosovë nuk ka grip të shpezëve, vazhdon ndalimi i importit nga Shqipëria Foto: Ilustrim

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Thaçi ka thënë se janë në kontakte me autoritetet shqiptare për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes.

“Bazuar në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Epizooti është lajmëruar prezenca e sëmundjes gripi i shpezëve, tipi H5N8 në Shqipëri – zona e Durrësit. Më datën 21.03.2022 është bërë ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për regjionin e Durrësit kafshëve të gjalla (shpezëve) kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundje, si masë parandaluese. Po ashtu jemi në kontakte me autoritetin shqiptarë për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes”, ka pohuar ai.

Thaçi shtoi tutje se varësisht lajmërimeve që bëhen nga Organizata Ndërkombëtare për Epizooti (OIE), AUV do të veprojnë sipas ligjit.

“Deri më tani njoftimi është në fuqi vetëm për ndalesë në një zonë të prekur të Shqipërisë. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve AUV është duke monitoruar situatën në rajon dhe vend, varësisht nga lajmërimet që bëhen në OIE, veprohet sipas ligjit. Ka pasur sasi të vogla importi të shpezëve dhe produkte nga shpezët, tani është ngritur vigjilenca në nivelet me të lartë në kontroll kufitarë veterinar”, shtoi ai.

Thaçi bëri të ditur se secila ngarkesë që mund të vije do t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar.