Arrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, pritet me emocione dhe duartrokitje pas lirimit nga burgu në Serbi
Pas një viti në paraburgim në Serbi, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është kthyer më në fund në vendlindje.
Foto: Ilustrim
Ai u mirëprit me duartrokitje dhe emocione nga një grup qytetarësh.
Dakaj, nga fshati Korishë i Prizrenit, u arrestua më 5 janar 2024 në pikëkalimin kufitar në Merdare, ndërsa udhëtonte drejt Italisë së bashku me vëllanë e tij, Shkëlzen Dakaj, i cili gjithashtu ishte ndaluar nga autoritetet serbe.
Janë publikuar pamje kur Dakaj arrin në Kosovë.
Videon e plote mund ta ndiqni në lidhjen: https://www.facebook.com/ditari.hoti/videos/492633330518894