Ardita Sinani: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legjitimon spastrimin etnik të shqiptarëve
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë që refuzoi ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij. Sipas Sinanit, ky vendim është një legjitimim i hapur i spastrimit etnik dhe i diskriminimit të shqiptarëve në Luginë.
“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi.”- ka shkruar Sinani. jo shtoi se rasti i Safet Demirit është vetëm një shembull i shumë të tjerëve, ku shqiptarët në Luginë ballafaqohen me diskriminim sistematik nga shteti serb.
Kryetarja e Preshevës shprehu bindjen se shqiptarët e Luginës do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe se do të kërkojnë drejtësi në institucionet ndërkombëtare.
“Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, deklaroi ajo.