Amerika i dhuron Kosovës teste Rapide Antigjen në vlerë rreth gjysmë milioni euro

28.05.2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë dhuruar Kosovës, teste Rapide Antigjen në vlerë prej 476 mijë dollar. Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ku përmes një njoftimi thuhet se këto teste erdhen me pëkrahjen e programit për Ndihmë Humanitaare EUCOM. Po ashtu në njoftim thuhet […]

Amerika i dhuron Kosovës teste Rapide Antigjen në vlerë rreth gjysmë milioni euro Foto: Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë dhuruar Kosovës, teste Rapide Antigjen në vlerë prej 476 mijë dollar.

Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ku përmes një njoftimi thuhet se këto teste erdhen me pëkrahjen e programit për Ndihmë Humanitaare EUCOM.

Po ashtu në njoftim thuhet se këto teste do ta lehtësojnë testimin e shtuar në komuna të Kosovës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$  me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.

Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. #SëBashkuMëTëFuqishëm”, thuhet në njoftimin e tyre.