Ambasadori Malaj: Rama dhe Kurti në komunikim të vazhdueshëm, nuk duhet menduar që çdo bisedë e tyre del në media

01.12.2023

Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i njohur për publikun shqiptar si aktor, ka folur së fundmi për marrëdhënien midis kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. Ambasadori tha për Euronews Albania se nuk duhet të pretendojmë që të jemi në dijeni të çdo takimi e bisedimi mes dy kryeministrave, por nuk duhet as të […]

Ambasadori Malaj: Rama dhe Kurti në komunikim të vazhdueshëm, nuk duhet menduar që çdo bisedë e tyre del në media Foto: Ilustrim

Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i njohur për publikun shqiptar si aktor, ka folur së fundmi për marrëdhënien midis kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.

Ambasadori tha për Euronews Albania se nuk duhet të pretendojmë që të jemi në dijeni të çdo takimi e bisedimi mes dy kryeministrave, por nuk duhet as të mendojmë se ata nuk janë në një marrëdhënie të vazhdueshme. Sipas tij, mes dy shteteve shqiptare ka një marrëdhënie shumë të mirë politike.

“Marrëdhënia e tyre, unë di që është normale, Di që takohen e bisedojnë, s’duhet të mendojmë se çdo bisedë e tyre do dalë në media. Komunikimi është padyshim i vazhdueshëm. Ju siguroj që marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe do jenë përsëri të shkëlqyera, nuk ka si të ndodh ndryshe. Kosova tashmë po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria është mbështetësja me e mirë e saj”, tha Malaj.

Marrëdhënia midis dy kryeministrave shqiptar ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave pas disa përplasjesh që të dy kanë pasur vitin e fundit.