Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Eurolinda Zenelaj

10.03.2021 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 444 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 13 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar për një viktimë të moshës 43 vjeç, shkruan SuhareaOnline.

Venbanimet e 8 rasteve në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (4), Sallagrazhdë (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

RAPORTO