992 shërbime mjekësore gjatë fundjavës në Emergjencën e QKUK-së

03.08.2026

Emergjenca e Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka ofruar 992 shërbime mjekësore gjatë fundjavës, duke trajtuar pacientë me probleme dhe lëndime të ndryshme.

Sipas të dhënave të QKUK-së, 227 pacientë janë trajtuar në reanimim, 168 në Emergjencën Kirurgjike, 286 në Emergjencën Internistike, 200 në Emergjencën Ortopedike dhe 94 në Sallën e Vogël.

Në mesin e rasteve të trajtuara janë 75 persona të lënduar në aksidente komunikacioni, 6 raste të rrahjeve, 5 raste të intoksikimit, si dhe një rast i lëndimit me armë të ftohtë.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe 85 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse të QKUK-së. Sipas njoftimit, nuk është raportuar asnjë rast me përfundim fatal.

Emergjenca e QKUK-së ka vazhduar punën me shërbime të pandërprera për pacientët që kanë kërkuar trajtim emergjent.