Nga janari në Kosovë janë raportuar 1109 raste të dhunës në familje
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi që deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka ngritur si shqetësim rritjen e rasteve të dhunës në familje si dhe atyre të ngacmimeve seksuale. Ministrja Haxhiu tha se ende konsiderohet që është një numër […]
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi që deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka ngritur si shqetësim rritjen e rasteve të dhunës në familje si dhe atyre të ngacmimeve seksuale.
Ministrja Haxhiu tha se ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen.
Po ashtu, ajo ka theksuar se Ministria e Drejtësisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që rastet e tilla të dhunës në familje të mos neglizhohen.
“Vetëm prej janarit e deri tani raste të dhunës në familje të cilat janë raportuar janë 1109 pra vetëm brenda kësaj periudhe, por shqetësimi kryesor i imi lidhet me atë që ende konsiderohet që është një numër i vogël i rasteve të cilat po raportohen”.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës në familje, po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e sigurisë por edhe drejtësisë për këto raste, Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe me gjykatat në mënyrë që rastet e tilla të mos neglizhohen”, u shpreh Haxhiu.