​FSShK kërkon takim urgjent me krerët institucionalë, paralajmëron veprime sindikale

07.09.2021

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka vazhduar të shprehë pakënaqësitë ndaj vendimeve të Qeverisë, për sa i përket trajtimit të punonjësve shëndetësorë. Si shkak i pakënaqësve, FSShK ka kërkuar edhe njëherë takim urgjent me krerët e institucioneve shtetërore, kjo me qëllim që t’i shpalosin qëndrimet e tyre krashi situatës së krijuar nga […]

​FSShK kërkon takim urgjent me krerët institucionalë, paralajmëron veprime sindikale Foto: Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka vazhduar të shprehë pakënaqësitë ndaj vendimeve të Qeverisë, për sa i përket trajtimit të punonjësve shëndetësorë.

Si shkak i pakënaqësve, FSShK ka kërkuar edhe njëherë takim urgjent me krerët e institucioneve shtetërore, kjo me qëllim që t’i shpalosin qëndrimet e tyre krashi situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjithashtu, nga kjo federatë kanë bërë të ditur se ditëve në vazhdim do të mblidhen me të gjitha shoqatat sindikale, odat e profesionistëve shëndetësorë, ku do të bashkërendojnë aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 shtator.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se është koha e fundit për të reflektuar krerët e shtetit, duke paralajmëruar masa sindikale pas 13 shtatorit.

Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur pakënaqësinë e saj karshi vendimit të Qeverisë në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik.

FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e tyre e që ajo të mos jetë më e ulët se 300 euro.

Për këtë kishte paralajmëruar padi ndaj Qeverisë për shkelje të ligjit kundër pandemisë. FSSHK-ja ka kërkuar që shtesat të paguhen retroaktivisht nga muaji qershor e deri në fund të pandemisë.

Po ashtu, FSShK-ja ka kërkuar procedimin urgjent të Ligjit mbi Pagat, ku sipas kësaj federate, ky ligj duhet të miratohet sivjet e të nisë së implementuari që nga janari i vitit 2022.

Ndërsa, në fund nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka lutur popullin që të të vaksinohet e t’i mirëkuptojë “sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje”.