“Mjekët nuk do të protestojnë, ata po ikin nga Kosova”
Ikja e trurit mjekësor nga Kosova po vlerësohet si shqetësuese për vendin. Natyrisht se arsyet personale të mjekëve që po largohen nga vendi nuk mund të dihen, por disa prej tyre ndoshta edhe mund të dihen, duke filluar nga pagat e ulëta. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës […]
Ikja e trurit mjekësor nga Kosova po vlerësohet si shqetësuese për vendin.
Natyrisht se arsyet personale të mjekëve që po largohen nga vendi nuk mund të dihen, por disa prej tyre ndoshta edhe mund të dihen, duke filluar nga pagat e ulëta.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla ka folur në lidhje me ikjen e mjekëve nga vendi.
Syla ka thënë se një gjë e tillë ka qenë shumë dëshpëruese.
Syla theksoi se tani shëndetësia nuk ka nevojë që të bëjë protesta, sepse sipas tij, vetë ikja e punëtorëve është formë e protestës.
“Lëvizjet e fundit kanë qenë shumë dëshpëruese dhe tash shëndetësia nuk ka me pas nevojë të bëj shumë greva e protesta, sepse ikja e punëtorëve shëndetësor nga sistemi publik e privat për ditë, kjo është një, ikja e mjekëve të rinj dhe infermierëve nga Kosova është formë e protestës. Po dëgjoj shpesh që do ta ulin numrin e listës së pritjeve, nuk kanë shancë, sepse nuk kemi anesteziologë, jo që s’dojmë na të bëjmë operacione. Vetëm javën e kaluar e kanë lëshuar 6 kirurgë, vetëm javën e kaluar. Për ditë po të ikë nga një mjek”, tha Syla në Tëvë 1.
Ai shtoi se Qeveria duhet t’i ftojë që të bisedojnë, pasi nuk kanë kërkuar asgjë “ekstrem”.
“Duhet të ulemi të gjithë, por pikë së pari është koha e fundit që Qeveria të na ftojë.. Edhe ne ja dijmë takatin kësaj qeverie, sa ka mundësi, s’kemi kërku ekstrem diçka”, tha Syla.