FSSHK: Rritni pagat e mjekëve në 50 për qind, ose ndërmarrim veprime sindikale

21.04.2022

Një gjë e tillë është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, duke thënë se këto kërkesa i paraprijnë veprimeve sindikale nga ana e tyre. “Z. Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale. Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është […]

FSSHK: Rritni pagat e mjekëve në 50 për qind, ose ndërmarrim veprime sindikale

Një gjë e tillë është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, duke thënë se këto kërkesa i paraprijnë veprimeve sindikale nga ana e tyre.

“Z. Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale. Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik, ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: 1. Rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave; 2. Pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga FSSHK.

“Z. Kryeministër,pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen,andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret”, thuhet ndër të tjera.

Reagime sindikale kanë paralajmëruar edhe nga SBASHK-u, të cilët i kanë dhënë afat edhe një javë qeverisë.