​Deputetja Albena Reshitaj propozon që të bëhen teste rapide falas në pikat kufitare

27.01.2022

Po ashtu, deputetja Reshitaj është shprehur se po që se do të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi ynë do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve të infektimeve me COVID-19. Reshitaj ka shtuar se ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të […]

​Deputetja Albena Reshitaj propozon që të bëhen teste rapide falas në pikat kufitare Foto: Ilustrim

Po ashtu, deputetja Reshitaj është shprehur se po që se do të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi ynë do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve të infektimeve me COVID-19.

Reshitaj ka shtuar se ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë.

“Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bëhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës që do thotë edhe me dozën e tretë mund të bëhesh bartës i infeksionit. Ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë.

Prandaj, unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë.

Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha ajo.