Transparenca Komunale, Suhareka renditet e pesta në nivel vendi

12.01.2024

Raporti i performancës komunale për vitin 2022 prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 111 treguesve nga 119, sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Vlerësimi i treguesve të aplikueshëm është bërë në koordinim me zyrtarët komunal, me të cilët para procesit […]

Transparenca Komunale, Suhareka renditet e pesta në nivel vendi Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2022 prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 111 treguesve nga 119, sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Vlerësimi i treguesve të aplikueshëm është bërë në koordinim me zyrtarët komunal, me të cilët para procesit të matjes është realizuar një konsultim i përgjithshëm, duke evidentuar treguesit e mundshëm dhe janë pezulluar 9 prej tyre.

Fusha 2 – Transparenca Komunale

Në këtë fushë janë aplikuar 7 tregues me 26 të dhëna të cilat japin informata për publikimin e akteve,
planeve, buxhetit, kritereve të ueb-faqeve, qasjen në dokumentet publike, publikimin e seancave të
kuvendit etj.


Performanca e përgjithshme e arritur në këtë fushë është 85.78%, për dallim nga viti paraprak ku ishte
66.92%. Sa u përket performancës sipas tregueseve, përqindja më e lartë është në lejimin e qasjes së
qytetarëve në dokumentet zyrtare shprehur me 93.54%.

Në këtë fushë Komuna e Suharekës renditet e 5-ta me 100% krahasuar me 31 komuna në nivel vendi.