Italia ekstradon në Kosovë të dënuarin për shitje të narkotikëve

30.01.2024

Shteti i Italisë ka ekstraduar sot ( 30. 01. 2024) një qyttar të Kosovës i dënuar me veprën penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Italia ekstradon në Kosovë të dënuarin për shitje të narkotikëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se i presoni F.A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar) i kërkuar me urdhëresës gjyqësore, pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.