Itali, shqiptari kapet me 10 kg heroinë

11.03.2024

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në shtëpi dhe makinë i janë gjetur 10 kilogramë heroinë dhe kokainë, raporton Ansa.

Itali, shqiptari kapet me 10 kg heroinë Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti rreth 7 kg heroinë. Me vete ai kishte dhe një tufë çelësash, të cilët hapnin derën e një bodrumi, ku u gjet pjesa tjetër e drogës së sekuestruar.

39-vjeçari i arrestuar është me precedentë të mëparshëm penalë.