Itali, rregullat dhe afatet për përdorimin e gomave të dimrit
Rregullat rrugore italiane kërkojnë që shoferët të vendosin gomat dimri në automjetet e tyre deri në mes të nëntorit.
Sipas Kodit Italian të Autostradave, shoferëve u kërkohet të pajisin automjetet e tyre me goma dimërore gjatë stinës së ftohtë.
Sezona për të bërë ndërrimin hapet më 15 tetor, por kërkesa dhe penalitetet për mosrespektim hyjnë në fuqi vetëm më 15 nëntor.
Deri në atë datë, të gjitha mjetet rrugore duhet të jenë të pajisura me goma dimërore ose, si alternativë, të kenë zinxhirë dëbore “në bord”.
Por, në mënyrë tipike italiane, rregulli ka shumë më tepër se kaq. Kodi i autostradave italiane, së bashku me një dekret ministror të vitit 2013, thotë se të gjitha mjetet rrugore që qarkullojnë në rrugët italiane duhet të kenë goma dimërore ose zinxhirë dëbore nga data 15 nëntor deri më 15 prill.
Megjithatë, Kodi u jep gjithashtu autoriteteve vendore (krahinat, komunat individuale dhe operatorët privatë të autostradave) fuqinë për të modifikuar direktivat kombëtare (përfshirë kufizimet kohore) dhe/ose për të sjellë kërkesa shtesë sipas veçorive të territorit të tyre.
Rezultati është një peizazh legjislativ shumë i fragmentuar, me rregulla që shpesh ndryshojnë nga rajoni në rajon.
Për shembull, në Sardenjë, vetëm shoferët që udhëtojnë në Strada Statale 131 (‘ Statale Carlo Felice ‘), që lidh Cagliarin me Porto Torres dhe në Strada Statale 389 u kërkohet të kenë goma dimërore ose të mbajnë zinxhirë dëbore.
Gjobat
Kodi i Autostradave parashikon gjoba të majme për ata që nuk respektojnë rregullat.
Në qendrat e qyteteve dhe zonat e banuara gjobat mund të shkojnë nga 41 në 168 euro, ndërsa gjobat mund të arrijnë deri në 335 euro në autostrada dhe ‘rrugë jashtë urbane’ ( strade extraurbane ).