Itali, 32 vjeçari shqiptar kapet mat në tentim vjedhjeje, përplaset me policinë

14.01.2025

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Torino pas një përleshjeje me policinë.

Itali, 32 vjeçari shqiptar kapet mat në tentim vjedhjeje, përplaset me policinë Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Pino, ku i riu ishte vendosur në pritje me bashkëpunëtorët e tij për të kryer një vjedhje në një apartament.

Sipas burimeve zyrtare, një banor i zonës ka njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë që qarkullonte në lagje. Me ardhjen e patrullës, 32-vjeçari ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke goditur me mjetin e tij makinën e policisë. Në këtë përplasje, një polic ka mbetur i lënduar në këmbë.

Pavarësisht rezistencës së tij, i riu është arrestuar nga forcat e rendit. Ndërsa bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të shpëtojnë. Gjatë kontrollit të mjetit të 32-vjeçarit, policia ka gjetur materiale të dyshuara se janë përdorur për grabitje dhe sende të vjedhura.

Autoritetet italiane po hetojnë për të zbuluar origjinën e sendeve të gjetura dhe identitetin e bashkëpunëtorëve të të arrestuarit. 32-vjeçari akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë vjedhjen në shtëpi, dhunën, rezistencën ndaj policisë dhe plagosjen e një zyrtari publik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More