Itali, 24 vjet burg për shqiptarin që vrau bashkëshorten e tij

25.01.2025

Gjykata e Apelit e Bolzanos ka konfirmuar dënimin me 24 vite burg për Avni Meçajn, një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vrasjen e partneres së tij, Alexandra Elena Mocanu.

Itali, 24 vjet burg për shqiptarin që vrau bashkëshorten e tij Foto: Ilustrim

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 22 tetorit 2022, në banesën e çiftit në Viale Trieste. Meçja, një marangoz, e vrau partneren e tij me disa goditje çekiçi në kokë.

Gjatë gjykimit, Meçja pranoi fajësinë për vrasje të rëndë me paramendim. Prokurorja Donatella Marchesini kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm, por gjykata e shkallës së parë dhe më pas edhe ajo e apelit vendosën për dënimin me 24 vite burg.

Motivet e krimit ende nuk janë zbuluar plotësisht, por hetimet e mëparshme kanë treguar se çifti kishte pasur probleme të mëparshme në lidhje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More